Saturday, May 4, 2024

(Video) Trajneri Bekteshi mban premtimin. Vllaznia, fiton edhe ndeshjen e dytë në Kamzë dhe kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret Teuta

Lexo

Kamza Basket-Vllaznia  67-72(18-14, 11-19, 15-15, 23-24)

Pas ndeshjes së parë çerekfinale të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku Vllaznia fitoi ndaj Kamzës 83-77, trajneri kuqeblu Damian Bekteshi deklaronte përpara gazetarëve të pranishëm se skuadra e drejtuar prej tij do të bënte të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale që do të luhej në pallatin e sportit të Kamzës, në mënyrë që Vllaznia të kualifikohej në gjysmëfinale me dy fitore radhazi.

Dhe, ashtu ndodhi, dueli i dytë çerekfinal i luajtur mbrëmjen e së shtunës u fitua nga Vllaznia. Referuar ecurisë së takimit, emocionet kanë qënë të njëjta me ndeshjen e parë, por ndryshe nga e para e luajtur këtë të mërkurë në Shkodër ku ishte Vllaznia ajo që fitoi periodën e parë dhe më pas Kamza arriti ta përmbyste deri në dy minutat e fundit, për të rikthyer Vllazninë në fund fituese, këtë radhë ishte Kamza që e nisi më mirë takimin.

Vendasit e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani fituan periodën e parë 18-14, ndërkohë që Vllaznia kundrapërgjigjet në periodën e dytë duke e fituar 11-19 dhe shifrat e pjesës së parë janë 29-33 për kuqeblutë.

Pas rikthimit në fushë për pjesën e dytë, perioda e tretë ka shumë rivalit, gjë që e shpreh rezultati i barabartë, 15-15. Shumë rivalitet edhe në periodën e katërt, e cila mbyllet me një pikë diferencë në favor të Vllaznisë 23-24, e cila fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 67 me 72.

Një fitore kjo e merituar që shkon për të gjithë skuadrën kuqeblu, dhe patjetër për dirigjentin e saj, trajnerin e palodhur Damian Bekteshi. Me këtë fitore, e dyta radhazi ndaj Kamzës, kuqeblutë kualifikohen në gjysmëfinalen e kampionatit, faza Play Off, ku tashmë shorti i përball me Teutën e Durrësit. Ndërkohë, çifti tjetër gjysmëfinalist, është Besëlidhja-Tirana.

(Video) Kamza-Vllaznia, 67-72. Çerekfinalja e dytë, basketboll meshkuj. Ndeshja e plotë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img