Elion Puka, është trajneri që hapat e parë i hodhi me Vllazninë, duke qënë themeluesi i këtij sporti në Shkodër. në Shkodër. Me punën e tij shembullore, përkushtim dhe profesionalizëm në procesin stërvitor arriti të formoi ekipin e taekëndosë Vllaznia ku shumë shpejt e shpalli atë kampione të Shqipërisë.
E gjitha kjo bëri që Federata Shqiptare e Taekwndosë ta përzgjidhte Elion Pukën trajner të kombëtares shqiptare të Taekwndosë. Në këtë pozicion ishte Puka edhe në “Lojërat të Solidaritetit Islamik ” të zhvilluara në Turqi. Dhe, së bashku me të, pjesë e kombëtares së taekëndosë ishte edhe kampionia shkodrane Enisa Shaba.
Në vazhdim të aktivitetit të tij me sportin e taekëondosë, trajneri Puka do të jetë pjesë e një trajnimi që kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar prej tij do të zhvillojë në Prishtinë me kampionin e Europës që vjen nga Anglia, dhe më pas pjesëmarrja në Kampionati Europian të 21 vjeçarëve.
(Video 1): Prononcimi për Veriu Sport i trajnerit të kombëtares së Taekwndosë, Elion Puka
(Video 2) Pamje nga ndeshjet e Enisa Shaba në Taekwondo-“Lojërat e Solidaritetit Islamik-Turqi”