Saturday, May 4, 2024

Superiorja e futbollit shqiptar, gati për start. Nesër sfida hapëse e kampionatit, Kukësi-Tirana. Erzeni-Vllaznia, të shtunën, ora 17:00 në “Niko Dovana”

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, sezoni 2022-2023, është krejt pranë. 24 orë më pas në stadiumin më të ri të Shqipërisë, “Kukës Arena”, do të luhet sfida e parë e këtij kampionati, i cili është i  84-ti sipas radhës.

Në fushën e lojës duke filluar nga ora 17:00 do të jetë Kukësi vendas me tminionin e ri Skënder Gega në krye dhe Tirana kampione e drejtuar nga Orges Shehi.

E shtuna ka rezervuar dy sfidat e tjera, Erzeni-Vllaznia dhe Partizani-Egnatia, ndeshje të cilat janë planifikuar të luhen, e parë në orën 17:00 dhe e dyta në 19:30,

Java e parë mbyllet të hënën me dy sfidat e tjera, Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti, edhe këto në të njëjtën orar me të tjerat, 17:00.

Sa i përket sfidës të së shtunës në “Niko Dovana”, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, pasi mbyllen ditët përgatitore të Pogradecit shoqëruar me dy miqësoret ndaj Dinamos dhe Skënderbeut, prej së martës së kësaj jave vazhdojnë përgatitet në Shkodër.

Java e ndeshjes ka bërë që stafi kuqeblu të ulë ngarkesat fizike dhe të përqëndrohet tërësisht në anën teknike dhe taktike. Pasi ka mbyllur me sukes edhe seancën e së enjtes, e premtja është dita vendimtare për Josën në drejtim të përcaktimit të formacionit të parë si dhe të strategjisë, me të cilët kuqeblutë do t’i përgjigjen trasnfertës me Erzenin.

Me përjashtim të kroatit Ante Aralica që vazhdon të ketë probleme dëmtimi, si dhe ngërçit që i sapo zyrtarizuari si futbollist i Vllaznisë, Esat Mala, ka me dokumentacionin e tij, pasi ish klubi i tij turk akoma vazhdon ta mbajë të bllokuar, të tjerët janë të gjithë gati për lojë.

Megjithatë, në lidhje me formacionin, tashmë duket se Josa nuk e ka të lehtë për të vendosur se kush do të jetë nga minuta e parë. Përpos portës, mbrojtjes dhe mesfushës që në një farë mënyre për momentin titullarët janë të deklaruar, ajo që mbetet për tu parë është reparti i sulmit ku konkurenca është mjaft e madhe për një vend të formacion. Gjithësesi, nga sa shikohet, skuadra është gati për ta nisur mbarë kampionatin dhe objektivi i vetëm për të shtunën, është vetëm fitorja në transfertë me Erzenin.

Abissnet Superiore-Java e parë

19/08/2022

Kukësi – Tirana 17:00

20/08/2022

Erzeni  – Vllaznia 17:00

Partizani – Egnatia 19:30

21/08/2022

Laçi – Teuta 17:00

Bylis – Kastrioti 17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img