Wednesday, May 15, 2024

(Video) Shkodranët në “Uembli”. Familja sportive “Jaku”-“Zalli”, tifo për kombëtaren kuqezi

Lexo

Për sfiden, Angli-Shqipëri, konfirmohet se ka një numër të madh tifozësh shqiptarë. Por, tifoz special në mbështetje të kombëtares kuqezi, ka edhe nga Shkodra. Presidenti i Klubit të Futbollit Femra “Juban Danja”, Ferdinand Jaku, që ka udhëtuar nga qyteti verior, së bashku me vajzën e tij, Emanuela Jaku, futbolliste-ish kapitene e Juban Danjes dhe e kombëtares shqiptare në futboll femra, si dhe bashkëshortin e saj, gazetarin sportiv, Anton Zalli, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, që jetojnë në Angli, janë sonte në një nga tribunat e shumta në “Uemblin” mitik për të ndjekur live sfidën Angli-Shqipëri, me shpresë të një rezultati pozitiv të kombëtares kuqezi. Fotot dhe videot që familjet, “Jaku”-“Zalli” dërgojnë ekskluzivisht për “Veriu Sport” pasqyrojnë atmosferën sportive në “Uembli”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img