Monday, April 29, 2024

Vllaznia-Mesazhi i kapitenit Gurishta: “Të bashkuar në kohë të mirë dhe të keqe, ne do të rikthehemi më të fortë. E dua skuadrën time”!

Lexo

Kapiteni kuqeblu Erdenis Gurishta, spikat jo vetëm si futbollist duke qënë ndër më të mirët në fushën e lojës, por i njohur si një djalë model në aspektin edukativ, luan një rol shumë të rëndëishëm edhe në ngrohtësinë dhe harmoninë brenda grupit.

Pikërisht, në momentin kur harmonia brenda grupit kuqeblu duket sikur është lëkundur paksa gjatë periudhës së fundit, kjo edhe për shka të disa rezultateve negative që ka regjistruar skuadra, në skenë del kapiteni Gurishta.

“Të bashkuar në kohë të mirë dhe të keqe, ne do të rikthehemi më të fortë. E dua skuadrën time”, është statusi që Erdenis Gurishta, ka zgjedhur ta postojë sot në rrjetet sociale duke pasur si qëllim që përmes këtij mesazhi, të rritë sa më shumë moralin në radhët e skuadrës së tij për tu rikthyer në ditët e mira të tyre, ashtu siç e kërkon edhe tifozëria shkodrane, me lojra të bukura dhe fitore në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img