I rritur në ekipet zinxhir të Akademisë Vllaznia, prej ku edhe kaloi më pas në ekipin e parë kuqeblu, për munges hapësira aktivizimi, pranoi oferten e klubit korçar, Skënderbeu ku qëndroi për tre sezone radhazi. Tre kampionate, ku spikati me lojën dhe golat e tij në radhët e skuadrës korçare, derisa erdhi momenti për një përvojë të re jashtë vendit.
Sezoni i ri futbollistik e gjeti Belajdin në radhët e skuadrës azerbajxhanase, Turan Tovuz, aty ku forma e tij sportive sa vjen dhe rritet nga ndeshja në ndeshje. Pas tre golave në kampionat, njëri më i bukur se tjetri, për shkodranin Belajdi Pusi, vijnë edhe dy golat e shqënuar sot për Kupën e Azerbajxhanit.
Turan Tovuz e Pusit, luajti përballë ekipit kundërshtar Goygol dhe fitoi me rezultatin e thellë, 5 me 1. Ndër pesë e golat e skuadrës së tij, dy i përkasin Belajdi Pusit, dhe konkretisht, i pari në minutën e 42-të, duke e çuar rezultatin në 2-0, ndërsa golin e dytë i tij në këtë ndeshje, regjistrohet në minutën e 88-të.
Fitore kjo, që e kualifikon ekipin e Pusit në turin tjetër mes tetë më të mira të Kupës së Azerbajxhanit, ku padyshim që pjesë e këtij suksesi është edhe shkodrani Belajdi Pusi me dopietën e tij.
Për 23 vjeçarin e talentuar shkodran, përvoja e re në futbollin azerbajxhanas po shkon në mënyrën më të mirë, dhe me formën e tij shumë të mirë sportive që po kalon, jo vetëm që ka fituar besimin e drejtuesve të klubit Turan, por ndërkohë në adresë të tij kanë mbërritur jo pak oferta për të kaluar në kampionate më të fortë.
(Video) Dy golat e shënuar sot nga sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi për ekipin e titij Turan në Kupën e Azerbajxhanit.
Gaspër MARKU