Wednesday, December 11, 2024

Nica i revoltuar me Rashitin. Trajneri i Kukësit, akuza të rënda ndaj futbollistit të tij: Ka karakter të poshtër, klubi të marrë masa, sepse unë nuk mund të punoj me të tillë futbollistë!

Lexo

 

Prononcimi i trajnerit të Kukësit, Stavri Nica, për MCN TV, pas ndeshjes, Kukësi-Skënderbeu, 2-2

“Është thjesht fare. Në pjesën e parë dola nga funksioni si trajner duke pasur lojtar me karakter të poshtër siç është Rashiti, sigurisht që  dëmton imazhin e skuadrës. Futet me ekipin të luaj dhe tallet. Gjithsesi do të flas me klubin të vendosi për këta lojtarë që në karakter janë me oshilacion dhe të marrë masat. Të jenë në skuadër ata lojtar që i përgjigjen skuadrës dhe kërkesave të lojës. Këta po na dëmtojnë shumë. Nuk e di si do të veprojë klubi. Unë nuk mund të rri trajner me natyra  të tilla.

Nuk ka rëndësi niveli, por të hyhet në lojë dhe të luftohet. Këtë po kërkojmë, se ne e dimë se çfarë niveli kemi në përbërje. Nuk mund të abuzohet me skuadrën me kapriço etj etj.

Unë vendos të rri trajner me këta lojtar që kanë karakter  dhe që i përgjigjen kushteve të klubit dhe stërvitjes

Nuk jam i kënaqur sepse pjesa e parë është një lojë për tu harruar, por unë se harroj dot se na nxorën zbuluar. Toleruan tmerrësisht, por kjo është përbërja që ka klubi dhe është klubi që vendos për përbërjen. Por unë nuk mund të rri me lojtarë pa karakter”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img