(Video) Shqipëria, 6 ndeshje, 6 fitore në Kampionatin Botëror të Futbollit IPA. Kuqezinjtë në finale me Zvicren për titullin kampion

6 ndeshje, 6 fitore karegjistruar ekipi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Futbollit IPA(organizata ndërkombëtare e policisë), aktivitet I cili po zhvillohet në qytetin e Shkodrës me pjesëmarrjen e rreth 800 futbollistëve nga forcat e policisë, përfaqësues të 23  nga vend të ndryshme të botës.

Të ndarë në katër grupe konkuruese, ndeshjet janë zhvilluar në në Komplekset sportive, “Adriatik” në plazhin e Velipojës dhe “Zmijani” në Shkodër, ku është luftuar  për kualifikimin në fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Ekipi i përfaqësueses shqiptar që konkuron në grupin A, nën drejtimin e trajnerëve Roland Xhelili dhe Ardian Zhuri, ka bërë një paraqitje tejet të mirë duke kryesuar grupin me 18 pikë të plota duke lënë pas Moldaninë, Serbinë, Greqinë dhe Gjermaninë.

Dy fitoret e fundit në grup I përkasin paradites së sotme, e para e fituar me rezultatin 3-1 ndaj Kroacisë me rezultatin 3 me 1, ku autor të golave për Shqipërinë ishin Olsi Radohina , Elvin Laceja dhe Arseld Hoxha, dhe po me këtë rezultat mundën edhe Rumaninë

Me këto dy fitore të sotme, kombëtarja e policëve shqiptarë është kualifikuar në finale, ku do të luftojë përballë ekipit të Zvicres, i cili nga ana e tij eleminoi në gjysmëfinale Bullgarinë me rezultatin 3-1.

Veriu Sport, ishte i pranishëm në stadiumin “Adriatik” të Velipojës dhe regjistroi të plotë ndeshjen Shqipëri-Kroaci, ku së bashku edhe me prononcimet e trajnerit të Shqipërisë, Roland Xhelili, portjerit të Shqipërisë Besmir Muçejani, Presidentit të IPA Shqipëri Skënder Doda dhe Zv.Presidentit të IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori, mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU, 6 qershor 2025-Velipojë-Shkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu