Monday, September 16, 2024

(Video) Sinjale pozitive nga Vllaznia. Memelli e nis me fitore aventurën në krye të kuqebluve. Suksesi në miqësoren me boshnjakët e NK Medjugorje motivon skuadrën shkodrane për të ecur më tej

Lexo

NK Medjugorje- Vllaznia 0-4(Shënues: Çoba, Balaj, Dodaj, Dodev)

Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Stojanovic, Juric, Cheshmadjiev, Smajli, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Çoba, Mala, Balaj(U aktivizuan: Pusi, Paloka, Dragoshi, Delaj, Spahija, Cungu, Dodev, Dodaj, Dulaj, Pjeshka, Zaganjori). Trajner: Migen Memelli

Një fitore inkurajuese dhe shpresëdhënëse duhet konsideruar ajo e regjistruar në miqësoren e parë të fazës përgatitore ndaj ekipit boshjak, NK Medjugorje.

Ndryshe nga paragjykimet jo pozitive që shoqëruan kampin kuqeblu në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë gjatë ditëve të fundit kur nga skuadra pati largime të shumta titullarësh dhe afrimet ishin jo në masën e duhur, ajo që paraqiti Vllaznia në miqësoren e sotme ishte mbresëlënëse.

Kuqeblutë e drejtuar nga Migen Memelli, debutimi i tij i parë si trajner në krye të Vllaznisë, regjistruan një fitore të thellë me shifrat 0 me 4 në miqësoren e luajtur në Medjugorje të Bosnjes përballë skuadrës vendase me të njëjtin emër.

Një fitore që në një farë mënyre ka befasuar fansat kuqeblu, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë pesimistë për Vllazninë e këtij sezoni. Por, nga ana tjetër ka prej atyre që fitoren e kanë pritur mjaft mirë, madje kanë nisur të besojnë se me stafin e ri teknik, si dhe ajo që është në e rëndësishmja me politikat e reja të klubit ku në fokus është elementi i ri, Vllaznia ka për t’ia dalë

Me kontigjentin miks që ka në dispozicion, blerjet e reja si dhe pjesën tjetër të skuadrës së nbetur nga sezni i kaluar, tekniku Migen Memelli e nisi lojën me Qarrin, Stojanoviç, Juriç, Cheshmadjiev, Smajli, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Çoba, Mala, Balaj. Ndërkohë që gjatë pjesës së dytë hodhi në fushën e lojës edhe Pusin, Palokën, Dragoshin, Delajn, Spahija, Cungu, Dodev, Dodaj Dulaj, Pjeshka, Zaganjori.

0 me 4 në favor të Vllaznisë është mbyllur kjo ndeshje në favor të skuadrës shkodrane me nga dy gola të shënuar në secilen pjesë loje. Çoba dhe Balaj në pjesën e parë dhe i riu Kevin Dodaj i ardhur nga Akademia Vllaznia U-19, së bashku me 25 vjeçarin e ardhur nga Maqedonasi Darko Dode, janë autorët e katër golave të Vllaznisë në miqësoren e sotme.

Përpos katër rrjetave të tundura nga futbollistët kuqeblu, pozitive për këtë ndeshje është edhe funksionimi përgjithësisht i mirë i skuadrës, e cila në këtë ndeshje të parë zyrtare të drejtuar nga tekniku Memelli, duket se ka filluar të marrë pamjen e ideve taktike dhe teknike që trajneri i ri së bashku me kolegët e tjerë të stafit teknik po injekton tek skuadra.

Megjithatë, për të parë realisht sesa janë të verteta vlerësimet dhe komplimentet që skuadra ka marrë në miqësoren e parë me NK Medjugorje të kategorisë së dytë boshnjake, duhet pritur testi që Vllaznia do të ketë në dy miqësoret e tjera të ditëve në vazhdim.

Sipas planifikimit të bërë nga drejtuesit kuqeblu, Vllaznia do të përballet me dy skuadra të Superligës së Bosnjes, NK Posusje, takim që do të luhet të mërkurën e ardhshme, dhe për ta përmbyllur më pas me NK Igman Konjiç, e planifikuar për t’u luajtur me datë 2 korrik.

Miqësore këto të gërshëtuara më fazën përgatitore që po zhvillohet në Bosnje për të kolauduar skuadrëën në prag të dy ndeshjeve zyrtare që do të luhen me 13 dhe 20 korrik 2023 për turin e parë të Uefa Europa Conference League, e para në Belfast të Irlandës së Veriut dhe e dyta në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, NK Medjugorje- Vllaznia e luajtur sot në Bosnje dhe e fituar nga kuqeblu me rezultatin, 0-4)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img