Sunday, November 24, 2024

(Video) Starton Liga Unike në basketboll femra, Tirana humbet në shtëpi me Prishtinën 57-97

Lexo

Historike për basketbollin e femrave. Mbrëmjen e sotme ka startuar Liga Unike në konkurrencën e femrave, duke ftuar në garë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria. Kjo është hera e parë që organizohet një ligë mes skuadrave më të mira nga të dyja shtetet në konkurrencën e femrave. Te femrat do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas faza e Play-offit.

Tirana-Prishtina, ishte hapëse e Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë në basketboll për femra. Sfida e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të Tiranës është dominuar plotësisht nga basketbollistet e Prishtinës.

Basketbollistet mysafire nga Kosova, kanë spikatur që në periodën e parë kur kanë fituar me rezultatin, 20-30. Duke fituar edhe periodën e e dytë, 8-21, pjesa e parë mbyllet me rezultatin 28 me 51 në favor të Prishtinës.

Pas pushimit mes dy pjesëve vijon të jetë nën diktatin e Prishtinës, e cila duke fituar edhe dy periodat e tjera, 16:24 të tretën dhe 13:22 të katërtën, e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 57:97.

Për t’u theksuar është se pjesë e ekipit të Prishtinës në këtë ndeshje ishte edhe basketbollistja shkodrane, Enxhi Xhanaj, e cila rikthehet pas një mungese të gjatë në parket, kjo për shkak të dëmtimit. Xhanaj, është një prodhim i basketbollit shkodran, ka luajtur për disa vite me Vllazninë, më pas në ekipet e kryeqytetit të Tiranës për të vijuar më pas me Prishtinën ku është edhe sot.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img