Friday, May 3, 2024

Partizani harron të fitojë, barazon me Kukësin 1-1

Lexo

KUKËSI 1-1 PARTIZANI (Beshiraj 79′ / Mensah 80′)

Partizani harron të fitojë. Të kuqtë, regjistruan barazimin e gjashtë radhazi, këtë herë ndaj Kukësit me rezultatin 1-1. Një pikë që mban kampionët në fuqi në vendin e dytë, ndërsa duket se vlen më shumë për verilindorët në luftën për mbijetesë, që për momentin i ikin zonës së ftohtë të klasifikimit.

Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën të dyja skuadrat dhanë maksimumin për të marrë tri pikët. Vendasit ishin më kërkues dhe në minutën e 79-të Beshiraj nuk fal pak metra larg portës. Por vetëm një minutë më pas Mensah barazon për miqtë, duke e ndezur edhe më shumë takimin. Minutat e mbetura shumë të luftuara, ku të dyja skuadrat tentuan fitoren. Në sekondat e fundit akordohet penallti me VAR për Partizanin. Ka tension në fushë, teksa hyjnë edhe tifozët. U deshën mbi 5 minuta të ekzekutohej penalltia, por Murataj godet traversën dhe sfida mbyllet 1-1.

Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e shtatë me 18 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img