(VIDEO) TAFAJ: NGA AKTIVIZIMI I TË RINJVE NË KAMPIONAT, FITOJNË EDHE KLUBET EDHE KOMBËTARJA

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rregulli i ri i miratuar nga Federata e Futbollit, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni i ri dhe parashikon aktivizimin e rregullt të lojtarëve të rinj në kampionat, është vlerësuar edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Fatjon Tafaj.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares U-19 e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe të futbollit shqiptar.

“Kjo është një nismë e menduar prej kohësh, në bashkëpunim me klubet, që do të sjellë zhvillimin e futbollit për futbollistët e rinj. Ky rregull do t’i ndihmojë lojtarët e rinj të fitojnë minuta, eksperiencë, t’u jepet mundësia të tregojnë talentin e tyre. Sigurisht që kjo ka benefite si për klubin, ashtu edhe për lojtarin.

Benefitet për lojtarin do të jenë përballjet në ekipin e parë, me ritëm më të lartë loje. Do të kenë një përgatitje më të lartë fizike, teknike e taktike, do të fitojnë më shumë eksperiencë dhe vetëbesim.Ndërsa për klubin do të jetë ulja e kostove në periudhën e transferimeve, pra kjo është diçka për të ardhmen e klubit. Janë lojtarët që do të afrohen në ekipin e parë dhe kjo do të jetë shumë e mirë dhe pozitive për klubin.

Rritja e vlerës së kartonit të lojtarëve dhe të ardhurat, në një të ardhme më afatgjatë, do të jenë më të mira për klubin. Në vetvete, kjo rrit edhe konkurrencën ndërmjet lojtarëve dhe, nga ana tjetër, lojtarët e akademisë do të kenë një motivim më shumë për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Ky rregull na jep më shumë mundësi edhe ne, si trajnerë të ekipeve kombëtare, që t’i ndjekim lojtarët më nga afër, pra të kemi mundësi përzgjedhjeje për lojtarët që kanë minuta në ndeshje. Kjo është diçka pozitive për ne, sepse edhe në rast se do të kemi mungesa lojtarësh për arsye dëmtimesh, do të kemi më shumë mundësi për të përzgjedhur lojtarë specifikisht për pozicione të ndryshme.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img