Moment trishtimi për Lioniol Mesin, ndërron jetë babai i tij Jorge, në moshën 68 vjeçare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Jorge Messi ka ndërruar jetë në Rosario, në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. I heshtur, por i pazëvendësueshëm në krah të yllit argjentinas.

Jorge Messi, babai i Lionel Messi-t, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një klinikë në Rosario, në Argjentinë. Sipërmarrësi dhe agjenti i futbollistit ishte 68 vjeç dhe prej kohësh luftonte me sëmundjen.

Bashkëshorti i Celia Cuccittini dhe babai i Lionel, Rodrigo, Matias e Maria Sol, Jorge ishte shtylla e karrierës brilante futbollistike të Leo-s. Ai kishte marrë të gjitha përgjegjësitë jashtë fushe për të.

Ishte ai që ka luftuar që Leo të merrte kurat e nevojshme, kur ai ishte ende një lojtar i ri te Neëell’s. I ka qëndruar pranë te Barcelona, kur nisën aventurën për ta kërkuar fatin në Europë, ndërsa nëna kujdesej për pjesën tjetër të familjes në Rosario.

Prania e babait ishte shumë e rëndësishme në çdo moment për Lionel Messi-n. E mbronte në heshtje. Gjatë viteve ka folur pak, por ka kontribuuar me dëshmitë e tij në disa libra për jetën e të birit. Në Instagram kishte pastime sporadike me sukseset e Lionel-it, por edhe momente feste me fëmijët dhe nipat.

Shumë herë Leo është parë të lotojë pas golave të shënuar në Botëror. Ai kishte thënë se po kalonte një problem delikat familjar, pa e specifikuar se për çafrë bëhej fjalë. Ai problem duket se ishte babai i tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img