Thursday, June 19, 2025

(Video) Talenti shkodran i volejbollit Anton Qafarena, fitues i 4 trofeve të sezonit në Emiratet e Bashkuara. Shtatlarti 2.05, jep mesazhe rikthimi: E dua edhe një titull me Vllazninë, ashtu si në 2017-ten kur isha pjesë e skuadrës

Lexo

Volejbollisti i talentuar Anton Qafarena, shtatlarti, 2 m dhe 05 cm, i cili në vitin 2017 u shpall kampion i Shqipërisë me skuadrën kuqeblu të drejtuar asokohe nga trajneri Mark Kroqi, ka tetë vite që i mungon Vllaznisë.

Falë vlerave tejet cilësore që ai zotëron, ai është shumë i kërkuar nga nga kampionatet me në zë të Europës ku luajti për disa vite, deri në Emiratet e Bashkuara, ku po luan prej tre sezonesh.

Për t’u theksuar është se gjatë sezonit që u mbyll një muaj më herët, ai fitoi plot katër trofe me ekipin e tij Abu Dhabi, ndërkoqë që në aspektin personal fitoi trofeun e volejbollistit më të mirë të kampionatit arab.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Qafarena i vogël(Antoni), sepse i madhe(Nikolini) është pjesë e Vllaznisë së sotme si kapiten i saj, pasi flet për përvojën me kampionatin e Emirateve të Bashkuara dhe të kombëtares së Shqipërisë, jep sinjale për një rikthim në radhët e Vllaznisë.

Ai është larguar nga Vllaznia me emocionet e fitimit të titullit kampion, në një sezon 2016-2017 fantastik për Vllazninë, kur nën drejtimin e trajnerit Mark Kroqi luajti titullar, përkrah volejbollistëve, Ditmir Rrashkeka kapiten skuadre, Nikolin Qafarena, Gledis Lloshi, Fatjon Çekini, Renato Kola, Vlladen Xhorxheviç, Atrit Miloti, Marjan Gjoklaj, Endri Jukni Ardit Taflaj, Klaudio Preka, u shpall kampion i Shqipërisë.

Ndaj, ndonëse për momentin është nën kontratë edhe për një sezon me skuadrën arabe, ai shprehet optimist për një riktim të mundshëmn pranë skuadrës kuqeblu për të dhënë kontributin e tij në fitimin e një titulli tjetër kampion me Vllazninë.

(Video) Prononcimin e plotë të talentit të volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Anton Qafarena, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img