Monday, December 9, 2024

(Video) Tërbuni fillon kthesen. Fitorja në derbin e qarkut Shkodër me Basanian, sinjal për kapjen e kreut të grupit

Lexo

Tërbuni-Basania  3-0(Shënues: Longe 15′, Gjini 17′, Kaçubela 56′

Tërbuni: Angjelkovski, Temja, Leka, Kaçubela, Troshani, Bizi, Longe, Gjini, Zere, La135eja, Arbana.(U aktivizuan: Bacina, Alillari, Dukëa, Vincent, Ekezie).  Trajner: Sinan Bardhi

Basania: Marku, Assuncao Pinheiro, Shema, Diaby, Kola, Shimaj, Mila, Konate, Hasaj, Xhahysa, Tafili.(U aktivizuan: Daija, Hoxhaj, Zefi). Trajner: Haris Lika

Gjyqtar: A. Lushi, B. Mesi, A. Kyçyku. I katërt: K. Hyka

Stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës, priti pasditen e së shtunës duelin Tërbuni-Basania, ndeshje kjo e vlefshme për Kategorinë e Dytë, grupi A. Një ballafaqim ky derbi për territorin e qarkut Shkodër, që pati të pranishëm krahas tifozëve pukjanë edhe ato të ardhur nga Bushati i Shkodrës, zonë që e përfaqëson ekipi i Basanias i Bashkisë Vau Dejës.

Për ekipin pukjan, i cili vinte në këtë ndeshje pas dy barazimeve të dy javëve të para, 0-0 me Ilirinë dhe 3-3 me Adriatikun, objektivi i vetëm ishte fitorja tre pikëshe. Dhe, këtë e arriti me shumë meritë me rezultatin 3-0.

Roveshiata spektakolare e Longe në minutën e 15-të dhe shumë shpejt në të 17-tën edhe goli tjetër i dytë me anë të sulmuesit shtatlartë Jurgen Gjini, mbyllin pjesën e parë me shifrat 2 me 0 për Tërbunin.

45 minutëshi i dytë vazhdon të jetë përsëri nën patronazhin e skuadrës pukjane, e cila e dirigjuar nga trajneri Sinan Bardhi, jo vetëm që nuk lejon të preket rrjeta e Tërbunit, por në një tjetër sulm të rrezikshëm shënon edhe golin e tretë në të 56-tën minutë me anë të kapitenit Vildan Kaçubeli.

Ky ishte goli i qetësisë, sepse më pas, përkundër përpjekjeve maksimale të skuadrës mysafire të drejtuar nga trajneri Haris Lika në kërkim të një goli për të hapur ndeshjen, Tërbuni adminstron gjithçka deri në vërshëlllimën përfundimtare të arbitrit Lushi duke zyrtarizuar fitoren me rezultatin merituar 3-0.

Një fitore kjo që patjetër që ka ngrohur dhe entuziasmuar tifozërinë pukjane e cila vazhdon të mbështesë skuadrën, brenda dhe jashtë Pukës, por në të njëjtën kohë edhe presidencen me kryebashkiakun Rrok Dodaj në krye, i cili po i  qëndron shumë afër skuadrës duke plotësuar të gjitha kërkesat e duhura organizative.

Me këtë tre pikësh, Tërbuni shkon në kuotën e pesë pikëve, vetem dy më pak sesa Iliria dhe Luzi që kryesojnë grupin A të kategorisë së dytë dhe përcjell mesazhin e drejtpërdrejt ndaj rivalëve që Tërbuni i sivjetëm është gati për të kaluar në kategorinë e parë dhe shumë shpejt edhe në Superiore, aty ku e ka vendin dhe që i takon, ashtu sikundër ka qënë vite më parë.

(Video) Pamje nga ndeshja Tërbuni-Basania 3-0, golat e shënuar nga Longe, Gjini, Kaçubela, dhe prononcim pas ndeshjes i kapitenit Vildan Kaçubela

Fadil HYSENI – Pukë, 5 tetor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img