Wednesday, May 8, 2024

(Video) Tërbuni meritonte fitoren në Lezhë. Barazimi 3-3 me kryesuesen Besëlidhja, tregon se pukjanët janë të denjë për kategorinë e parë

Lexo

Grupi A i Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë, ka regjistruar rezultate interesante në javën e 19-të. Vemendja kryesore ka qënë e përqëndruar në Lezhë, aty ku në stadiumin “Besëlidhja”, skuadra vendase me të njëjtin emër ka pritur Tërbunin e Pukës në të ashtuquajturin, derbi i veriut.

Gjashtë gola ka prodhuar kjo ndeshje, ku në fund është firmosuar barazimi 3 me 3. Fillimisht kanë qënë pukjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi që në minutën e tetë kanë shënuar me anë të sulmuesit shkodran Vildan Kaçubela duke dhënë sinjalin e drejtpërdrejt se Tërbuni synon fitoren në këtë ndeshje.

Por, lezhjanët e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj, kanë reaguar shpejt, duke arritur të barazojnë me anë të kapitenit të tyre, shkodranit Kledi Dibra. Me këtë rezultat të barabartë, 1-1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta prezanton një ndeshje tejet luftarake nga të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren, Besëlidhja për të mbajtur kreun dhe Tërbuni për zonën e katër më të mirave të fazës Play Off.

Një shkodran tjetër që luan për Tërbunin, Jurgen Gjini kalon përsëri në avantazh pukjanët në minutën e 76-të, por pas katër minutash është Danaj që barazon për Besëlidhjen në 2 me 2. Sfida futet në faza shumë interesante dhe fundi i krejt takimit është me të vertetë shumë dramatik.

Koha e rregullt mban në fuqi barazimin 2 me 2, ndërkohë që në shtesë, në të 94-tërtën janë përsëri pukjanët që shënojnë golin e avantazhit me shkodranin Jurgen Gjini, i dyti personal për këtë në këtë sfidë. Lezhjanët nuk dorëzohen dhe luftojnë fort deri në sekondat e fundit të kohës shtese dhe arrijnë të gjejnë golin e barazimit përmes një penalltie të dhënë në favorin e tyre, të cilën e shndërron në gol kapiteni Kledi Dibra.

Barazim 3 me 3, është edhe rezultati final i krejt ndeshjes ndeshjes, që në fakt nuk u mbyll në mënyrën e duhur, sepse gjatë largimit nga fusha e lojës pati fërkime mes futbollistëve të të dy ekipeve, ku për hirë të së vertetës, provokimet erdhen nga kampi lezhjan duke iu prishur disi imazhin takimit, ku në të vertet loja në fushë ishte burrërore.

Megjithatë, referuar asaj që u dha në fushën e lojës, duhet thënë se Tërbuni meritonte më shumë në këtë ndeshje, që fare mirë mund të ishte edhe fitues i tre pikëve. Por, sidoqoftë, ajo që ka më tepër rëndësi, me këtë paraqitje ndaj ekipit kryesues të Besëlidhjes, Tërbuni i vendit të katërt tregoi se ka forca dhe është i denjë për kualifikimin në kategorinë e parë. Nëse kjo formë e mirë sportive e paraqitur në fazën e dytë të kampionatit do të kishte qënë edhe në fazën e parë, sot Tërbuni duhej të ishte lidër i grupit. Megjithatë, shanset për të siguruar një biletë kualifikimi në kategorinë e parë janë akoma prezente, ku në ndeshjet e fazës Play Off, pukjanët do të këmbëngulin realizimin e një objektivi të tillë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Besëlidhja-Tërbuni 3-3

Gani PEMAJ

Fadil HYSENI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img