Saturday, September 6, 2025

(Video) Teresa Deda, amerikanja e Vllazninë, që shënon gola për kuqeblutë. Pas rrjetës ndaj Luksemburgut, kërkon edhe një gol tjetër fitoreje në “Europa Cup” ndaj nënkampiones së Ukrainës

Lexo

Rreth një muaj më parë, presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, bëri të mundur veshjen kuqeblu të futbollistes shqiptaro-amerikane, Teresa Deda. Një futbolliste kjo, që për hirë të së vertetës, ishte ndër më të mirat në fushën e lojës për ndeshjet eleminatore të Ligës së kampioneve të Europës të zhvilluara në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një mesfushore që spikaste në përdorimin e mirëfilltë të topit, si dhe në organizimin e lojës së skuadrës kuqeblu, për të cilën  dhënë vlerësime maksimale specialistët e futbollit. Por, përpos kësaj në sfidën kampiones së Luksemburgut Racing Union shënoi një supergol për ekipin e Vllaznisë, i cili së bashku edhe me golat e Bajraktarit dhe Doçit, fitoi me rezultatin 3-1.

Kënaqësia e Tereses, por edhe e prindërve të saj shqiptarë me origjinë nga Malësia e Shkodrës, ishin të pranishëm në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”, ku edhe goli i shënuar nga skuadrës së Luksemburgut shkoi si dedikim pikërisht për nënën dhe babanë e saj.

Këto ditë, Vllaznia e futbollit femra po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të Europa Cup, e cila do të luhet me datë 11 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” duke pasur përballë nënkampionen e Ukrainës FC Kolos Kovalivka.

Ndërkohë, që Veriu Sport, shkëputi për pak çaste nga stërvitja, futbollisten shqiptaro-amerikane, Tereza Deda, duke mi marrë një intervistë. E lindur dhe rritur në Amerikë, atje ku ka ushtruar edhe futbollin e femrave, Tereza me një shqipe pak në vështirësi për ta folur, bën të ditur se e ka pritur me shumë kënaqësi ftesen e presidentit të klubit Vllaznia të femrave Lazër Matija për të luajtur me skuadrën shkodrane, qytet në të cilin ajo ka edhe shumë kushërinjë të saj, të cilët i takon çdo ditë.

Dsa i takon ndeshjes së radhës, atë që do të luhet me datë 11 shtator përballë nënkampiones së Ukrainës FC Kolos Kovalivka, Tereza thotë se skuadra është optimiste për rezultat pozitiv, dhe se edhe ajo vetë personalisht premton një gol tjetër për Vllazninë.

Në mbyllje, Teresa, bën të ditur se nuk ka ardhur në Shqipëri të luajë vetëm për ndeshjet europiane, por shprehet shumë e kënaqur se do të qëndrojë në Shkodër për një vit, sepse ka firmosur një kontratë një vjeçare me presidentin Matija, që do të thotë se është pjesë e Vllaznisë edhe në ndeshjet e kampionatit shqiptar, me objektivin për tu shpallur kampion në mbyllje të sezonit.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistes shqiptaro-amerikane të Vllaznisë Teresa Deda, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img