Saturday, July 27, 2024

(Video) Test brenda Akademisë. Vllaznia U19 mund Vllazninë U21, 5 me 0. Shënojnë Klajti Halili 2, Kevin Dodaj 2, Ersi Zaganjori 1

Lexo

Vllaznia U19-Vllaznia U21  5-0

(Shënues Klajti Halili 2, Kevin Dodaj 2, Ersi Zaganjori 1)

Dy ekipet e kategorive të larta, siç janë 21 vjeçarët e drejtuar nga Ergi Borshi dhe 19 vjeçarët me trajner Vioresin Sinani, janë përballur sot në një ndeshje miqësore, duke testuar formacionet e tyre në kuadrin e nisjes së kampionateve kombëtare të fundmuajit shtator.

Miqësorja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës e mbyllur me fitoren e thellë 5-0 në favor të Vllaznisë U-19 është ndjekur me interes edhe nga një grup i zgjeruar i tifozërisë shkodrane, mes të cilëve spikaste në tribunën VIP edhe presidenti i KF Tërbuni, Rrok Dodaj, trajneri shkodran Edi Martini, por edhe menaxherë të futbollit të interesuar për futbollistë të këtyre grupmoshash.

Por, për t’u vlerësuar ishte prania poshtë në pistën e “Reshit Rusit” e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, Elvis Plori, vemendja e të cilit ka qënë kryesisht tek ato futbollistë që skuadra e parë ka piketuar t’i ketë në gjirin e saj.

Në mbyllje të kësaj ndeshje, drejtori sportiv Plori është parë të bisedojë gjatë me dy trajnerët, Vioresin Sinani të Vllaznisë U-19 dhe Ergi Borshin e Vllaznisë U-21, ndërkohë që një bisedë të tillë ka zhvilluar edhe me njërin prej autorëve të golave, Kevin Dodaj që në këtë miqësore shënoi dy të tillë.

Por, krahas dy golëshit të Kevin Dodajt, ka qënë edhe Klajti Halili që ka tundur dy herë rrjetën e Vllaznisë U21, ndërkohë që goli tjetër është shënuar nga Ersi Zaganjori.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë U-19 Vioresin Sinani, është shprehur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në tërësi si dhe të disa futbollistëve në veçanti. Ndërkohë, që për homologun e tij Ergi Borshi, kishte pakënaqësi në paraqitjen e skuadrës së tij, e cila në këtë përballje nuk ka qënë e plotë, sidomos me lojtarët që kjo skuadër merr nga ekipi i parë.

Megjithatë, përtej rezultatit që në fakt surprizoi me fitoren 5 me 0 nga ana e Vllaznisë U-19, duhet thënë se miqësorja në fjalë i ka vlejtur të dyja skuadrave për testimin brenda vetes në pritje të fillimit zyrtar të kampionateve kombëtare.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia U19-Vllaznia U21, 5-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img