Friday, September 20, 2024

(Video) Testi brenda familjes. Vllaznia B mund Vllazninë U21, 2-1. Shënojnë, Ildi Gruda, Ersi Zaganjori për B-në dhe Xhuljano Kapllani për U21

Lexo

Vllaznia B- Vllaznia U 21

Ildi Gruda 27′, Ersi Zaganjori 70’/ Xhuljano Kapllani 53″

Vllaznia B: Jukaj, Brahimi, Sala, Pusi, Spahija, Maliqi,Tafili, Zaganjori, Delaj, Gruda, Taloviç. Trajner: Thomas Brdariç

Vllaznia U 21: Lujkaj, Selmani, Xhesil Kapllani, Rroku, Muhaj, Shima, Duli, Kubazi, Ara, Halili, Kraja. (U aktivizuan: Çelepija, Xhuljano Kapllani, Marashi, Hoxha, Zymeri) Trajner: Edmond Doçi

Gjyqtar: Rebani Gemi, Arlind Kastrati, Jena Mala

Dhjetë ditë nga starti i Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore, sezoni 2024-205, kuqeblutë e Vllaznisë kanë zhvilluar një tjetër test përgatitor. Këtë radhë, kemi pasur të bëjmë me një ballafaqim brenda familjes, në një përballje mes Vllaznisë B dhe Vllaznisë U21.

E gjykuar nga një treshe shkodrane me kryesor, arbitrin Rebani Gemi dhe anësor, Arlind Kastrati, Jena Mala, ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në fushën sportive të Golemit në periferi të qytetit të Shkodrës, në fokus kishte testimin e futbollistëve të skuadrës së parë me më pak minuta në fushën e lojës, që në këtë rast përbënin Vllazninë B duke pasur përballë ekipin e Vllaznisë U21.

Por, më së shumtmi, një tjetër mission që kishte kjo miqësore, kishte të bënte edhe me futbollistin e ardhur për provë që po stërvitet prej dy-tre ditësh në radhët e skuadrës së parë. Bëhet fjalë për malazezin  Danin Taloviç, 29 vjeç, i cili pretendohet të luajë për llogari të repartit të sulmit.

Një sulmues që në pjesën e parë luajti në formacionin e Vllaznisë B, ndërkohë që në pjesën e dytë stafi teknik e kaloi në formacionin e Vllaznisë U21, me qëllim që të testoheshin edhe më shumë vlerat e tij kundra skuadrës së parë.

E gjithë ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë B, golat e së cilës u shënuan nga Ildi Gruda dhe Ersi Zaganjori, ndërkohë që të vetmin gol për Vllazninë U21, e shënoi Xhuliano Kapllani.

Kjo ishte miqësorja e parafundit për kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Thomas Brdariç, ndërkohë që test i fundit final është të shtunën në miqësoren e fundit ndaj Laçit, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e Laçit.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia B-Vllaznia U21 e mbyllur me fitoren e Vllaznisë B 2-1. Fusha sportive, Golem-Shkodër(7 gusht 2024)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img