Egnatia vazhdon të konfirmojë formën e mirë në fazën përgatitore duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në ndeshjet miqësore.
Skuadra rrogozhinase triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj rumunëve të Botosanit në një takim ku tregoi organizim të mirë cilësi në lojë dhe efikasitet përpara portës.
Kampionët e Shqipërisë e morën kontrollin e sfidës dhe arritën të gjenin tre herë rrugën e rrjetës falë golave të futbollistëve Bakajoko,Albanese dhe Fernando të cilët vulosën suksesin e radhës për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.
Egnatia zhvilloi një paraqitje të kënaqshme në të dy fazat e lojës duke krijuar raste të shumta dhe duke dhënë sinjale pozitive në prag të ndeshjeve zyrtare.
Ky është një tjetër rezultat inkurajues për rrogozhinasit të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht testet miqësore për të rritur ritmin e garës për të integruar afrimet e reja dhe për të konsoliduar skemat taktike.
Fitorja ndaj Botosanit dëshmon se skuadra po ecën në drejtimin e duhur dhe se grupi po fiton gjithnjë e më shumë besim.
Me këtë sukses Egnatia vijon përgatitjet me moral të lartë dhe optimizëm ndërsa synon të paraqitet sa më konkurruese në sfidat e sezonit të ri si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në arenën europiane.
Forma e treguar në miqësoret e deritanishme lë të kuptohet se kampionët jan të vendosur të mbrojnë titullin dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze edhe në kompeticionet ndërkombëtare.
Fatos LAMAJ


