(Video) Vllaznia humbet miqësoren me FC Koper 4-2. Kuqeblutë shënojnë të parët me Muratajn 28’ dhe në fund me Tafilin, 90’

Lexo

- Reklamë -spot_img

FC Koper (Slloveni)-Vllaznia 4-2

Formacioni i Vllaznisë: Jukaj, Gurishta, Cetkoviç, Pusi, Bardhi, Avduli, Qato, Dros, Murataj, Toma, Bala. Trajner: Edi Martini

Vllaznia luajti pasditen e sotme miqësoren me duke pasur përballë skuadrën sllovene FC Koper, një skuadër kjo e njohur për nivelin dhe traditen e saj të mirëfilltë, ku edicionin e fundit e fundit e mbylli me vendin e dytë në Superligën sllovene.

Kjo është miqësorja e tretë e kuqeblutë në harkun kohor të gjashtë ditëve qëndrimi në kampingun slloven, ku është e grumbulluar për përgatitjet e ballafaqimit në turin e parë të kompeticionit UEFA Conferencë League.

E para u luajt përballë NK Olimpija Ljubljana duke u mudur me rezultatin 4 me 0, në të dytën kuqeblutë fituan me rezultatin e thellë 6 me 3 ndaj NK Rudeš, ndërkohë që e treta, kjo e sotma ndaj ekipit slloven FC Koper u humb me rezultatin 4 me 2.

Ajo që vlen të theksohet dhe që konsiderohet pozitive për skuadrën kuqeblu ka të bëjë me formacionin që trajneri Edi Martini hodhi në fushë nga minuta e parë, ku nga porta deri në në majë të sulmit janë emra, të cilët stafi teknik i ka projektuar që t’i ketë në prioritet për t’i pasur titullar edhe në ndeshjet zyrtare.

Kështu në portë, duket se po konsidohet Aron Jukaj, i cili për të tretën miqësore vazhdon të luajë titullar duke vijuar atë që bëri edhe në ndeshjet e fundit të “Final 4”.

Gurishta, Cetkoviç, Pusi, në prapavijë me mesfushën Avduli, Bardhi, Qato, Dros, Murataj dhe dyshen sulmuese Balaj dhe Rrok Toma, i ardhur nga Partizani, të cilin Martini, e ka priotitet në majë të sulmit.

Me këtë formacion, Vllaznia kaloi e para në avantazh në përballjen e sotme ndaj FC Koper, ku autor i golit ishte Edon Murataj në minutën e 28-të.

Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me fitoren e sllovenëve me shifrat 2 me 1. Avantazh që thellohet gjatë minutave të pjesës së dytë gjithnjë në favor të sllovenëve me rezultatin 4 me 1, për t’u ngushtuar në minutën e fundit të krejt ndeshjes 4-2 falë golit të shënuar nga Vllaznia me autor Ensar Tafilin.

Deri në mbylljen e ditëve përgatiutore slloveni, Vllaznia ka të projektuar zhvillimin edhe dy ndeshjeve të tjera miqësore, dhe pastaj kthimi në Shkodër për të qënë gati me datë 9 korrik në përballjen e parë zyrtare të turit të parë UEFA Conferencë League ndaj Malisheves së Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img