Monday, May 13, 2024

(Video) Tifozët shkodranë të Anglisë, mbështesin Vllazninë në Paris. Flasin Taulant Omi, Nderim Grabolli, Fatbardh Kastrati, Artan Zeneli

Lexo

Është folur shumë për tifozërinë e zjarrtë shkodrane që mbështeti fuqimisht Vllazninë e futbollit të femrave në ndeshjen e Champions League të fazës së grupeve të luajtur në Londër përballë Çelsit vendas.

Një tifozëri që për skuadrën vendase të Çelsit dhe në përgjithësi për anglezët, ajo çfar kanë bërë tifozët shqiptarë, mes të cilëve ato shkodranë, për skuadrën e tyre Vllaznia në atë ndeshje, ku edhe pse kuqeblutë ishin në disavantazh të thellë, brohoritjet ishin sikur avantazhi ishte i Vllaznisë, nuk është hasur në asnjë rast tjetër nga skuadrat kundërshtare që kanë luajtur në Londër.

E pra, një pjesë e tyre kishte udhëtuar nga Anglia në Paris për ndeshjen e radhës të Vllaznisë përballë kampiones së Francës, PSG luajtur në mesjavë në Paris. Natyrisht, për shumë faktorë, në Paris, numri i tifozëve shkodranë ishte më i pakët se në Londër, por gjithësesi, shkodranët e Anglisë ishin ato që spikatën në mbështetjen e Vllaznisë, futbollistët e së cilës në përfundim të ndeshjes, shkuan tek tribuna e tyre duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë.

Veriu Sport, ishte i pranishëm në Paris, dhe pas ndeshjes, PSG-Vllaznia, zhvilloi një bisedë interesante me një përfaqësi të tyre. Konkretisht, në bisedë janë Taulant Omi, Nderim Grabolli(Nero Dobraçjani FB), Fatbardh Kastrati, Artan Zeneli, të cilët flasin për pasionin që ato kanë për Vllazninë. Risjellin në vemendje spektaklin që dhuruan në sfiden Çelsi-Vllaznia, ndeshjen e mesjavës, PSG-Vllaznia, si dhe për projektet e ardhshme që kanë për të mbështetur Vllazninë, brenda dhe jashtë vendit.

(Video) Intervista në Paris, pas ndeshjes, PSG-Vllaznia, me tifozët e spikatur të Vllaznisë që jetojnë në Angli.

Gaspër MARKU-Paris, 23 nëntor 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img