Vllaznia- U21-Dinamo U21, 5-0(Shënues: Kevin Dodaj 25’, Ersi Zaganjori (3), 57’, 69’, 83’, Gledian Pusi 85’)
Vllaznia U21: Jukajn, Brahimi, Beci, Pusi, Spahija, Maliqi, Zaganjori,Tafili, Dodaj, Çoba, Matouti. Trajner: Edmond Doçi
Superliga e U21, është Kampionati i fundit i futbollit shqiptar që nis aktivitetin për sezonin 2024-2025. Pasditën e së martës, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës janë përballur Vllaznia vendase dhe Dinamo mysafire, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parë të kampionatit për këtë grupmoshë.
Për trajnerin Edmond Doçi, i cili më herët ka kaluar me shumë sukses drejtimet e grupmoshave U17 dhe U19 ku fituar me meritë tituj kampion, kjo ishte ndeshja e parë debutuese si trajner në krye të Vllaznisë U21.
Dhe, ky start ka qënë tejet pozitiv, kur rezultati në fund të takimit ka fiksuar shifrat, Vllaznia 5 dhe Dinamo 0. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu, e cila në fakt në pjesën e parë u prezantua në fushën e lojës me futbollistë, të cilët që të gjithë janë kontigjent i skuadrës së parë.
Ka qënë kjo arsyeja, që present në ndjekjen e kësaj ndeshje, që nga minuta e parë dhe deri në fund kanë qënë të gjithë drejtuesit kuqeblu, duke nisur nga presidenti Alban Xhaferi, drejtori sportiv Tefik Osmani, trajneri Thomas Brdariç me të gjithë stafin e tij.
Dhe, tre golat e shënuar nga në këtë takim nga Ersi Zaganjori, në një farë mënyre janë një mesazh i drejtpërdrejtë për teknikun Brdariç për më shumë hapësirë në formacionin e ekipit të parë. Por, jo vetëm Zaganjori, por edhe dy autorët e golave të tjerë, Kevin Dodaj dhe Gledian Pusi, përfshirë edhe ato të pjesës tjetër të ekipit Vllaznia U21.
(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës U2, Vllaznia-Dinamo, 5-0, si dhe prononcimet e pas ndeshjes nga trajneri i Vllaznia U21, Edmond Doç dhe autori it re golave kuqeblu, Ersi Zaganjori.
Gaspër MARKU