Kolumbi-Portugali 0-0
Kolumbia dhe Portugalia kan ndarë pikët në ndeshjen e fundit të Grupit K të Kupës së Botës 2026 duke barazuar 0-0 në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.
Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje me intensitet të lartë por mungoi konkretizimi përpara portës.
Kolumbianët u shfaqën të organizuar në mbrojtje dhe krijuan disa raste të mira në kundërsulm ndërsa Portugalia dominoi në zotërimin e topit dhe provoi vazhdimisht të gjente golin e avantazhit.
Megjithatë portierët dhe repartet difensive të të dy ekipeve ishin në një ditë shumë të mirë duke bërë që sfida të mbyllej pa fitues.
Pavarësisht barazimit, Kolumbia e mbyll Grupin K në vendin e parë ndërsa Portugalia renditet e dyta me të dyja skuadrat që sigurojnë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Luzitanët do të synojnë të rikthehen te fitorja në raundin e ardhshëm ndërsa Kolumbia konfirmon formën e mirë me kryesimin e grupit pas një ecurie bindëse në fazën e grupeve.
Fatos LAMAJ


