Kroaci-Ganë 2-1
Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026 pasi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Ganës në ndeshjen e fundit të Grupit L.
Ballkanasit zhvilluan një paraqitje të pjekur duke mar kontrollin e lojës që në minutat e para dhe duke kaluar në avantazh falë organizimit të mirë në repartin ofensiv.
Gana reagoi dhe arriti të rikthente ekuilibrin në lojë duke ngushtuar shifrat por kroatët nuk u dorëzuan.
Me qetësi dhe eksperiencë ata gjetën edhe golin e dytë që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Në minutat e fundit Gana ushtroi presion në kërkim të barazimit por mbrojtja kroate rezistoi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit duke ruajtur avantazhin dhe tre pikët.
Falë kësaj fitoreje 2-1 Kroacia e mbyll Grupin L në vendin e dytë dhe avancon në fazën me eliminim direkt ku e pret një përballje shumë e fortë ndaj Portugalisë.
Nga ana tjetër Gana pavarësisht paraqitjes dinjitoze e përfundon grupin në vendin e tretë por arrin të siguroj gjithashtu një biletë për në fazën tjetër si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta.
Fatos LAMAJ


