Monday, December 23, 2024

(Video) Trajneri i Akademisë Futbollit Vllaznia U-14, Arben Parmeza, flet për karrieren e tij sportive dhe ambicjet e këtij sezoni

Lexo

Arben Parmeza, është një emër shumë i njohur i sportit shkodran dhe më gjërë. Ish atlet kampion dhe rekordmen me Vllazninë dhe ekipin kombëtar, më pas i specializuar si përgatitës atletik në ekipin e parë të Vllaznisë, për të vijuar më pas në drejtimin e ekipeve të moshave të Shkodrës The Door dhe  Ajaks. Në vazhdim në pozicionin e ndihmëstrajnerit të Vllaznisë në futboll për femra, ku së bashku me kolegun e tij Nikolin Leka, arritën disa suksese radhazi. Në vijim, drejtoi si trajner i parë ekipin e Murlanit të futbollit femra, për të mbërritur këtë sezon futbollistik në stafin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, si trajner i parë në ekipin U-14.

Në detyrën e fundit si trajner i Vllaznisë U14, Parmeza ka në krah kolegun Gjon Kola, ish futbollist dhe trajner moshash në vite.

Duke folur për ekipin aktual që ai drejton, Parmeza, flet me besim për të ardhmen e këtij brezi. Takimin e radhës, ekipi i Vllaznisë U-14 do ta luajë në transfertë me ekipin e Internacional të Tiranës.

(Video) Intervista me trajnerin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, Arben Parmza, si dhe pamje nga seanca stërvitore e këtij ekipi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img