Monday, May 6, 2024

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Bruno Rrotani, flet për përfaqësimin e atletëve shkodranë në Ballkaniadën e Serbisë

Lexo

Është zhvilluar në Serbi Kampionati Ballkanik i atletikës për të rritur, aktivitet ky ku pjesëmarrëse ishte edhe kombëtarja e Shqipërisë, mes të cilave spikati kampionia Luiza Gega, e cila arriti të fitonte tre medalje të arta dy në ditën e parë dhe një në ditën e dytë duke u bërë sportistja e parë shqiptare që siguron me normë kualifikimin për në Lojërat Olimpike.

Pjesë e kombëtares kuqezi ishin edhe katër atletët shkodran Franko Burraj, Kolindo Kiri, Leandro Çardaku dhe Muhamet Çangeli, të shoqëruar nga trajnerët Albert Marashi dhe Bruno Rrotani.

Pritshmërtitë më të mëdha kanë qënë tek kampoioni dhe rekordmeni i garave 200 dhe 400 metra, Franko Burraj. Por, siç shpjegon edhe trajneri i tij, Bruno Rrotani, rreth një javë përpara zhvillimit të garës së Serbisë, Burraj ka pësuar një dëmtim gjatë seancave stërvitore në Shkodër, gjë që nuk arriti të japë më të mirën e tij në në garë duke mos arritur objektivin e përmirësimit të rekordeve të tija personale në dy garat e tij të preferuara, 200 dhe 400 metra.

Ndërkohë, ndonëse nuk arritën të futen në zonën e medaljeve, paraqitje të mirë kanë bërë edhe tre atletët e tjerë shkodranë. Kolindo Kiri në garën e kërcimit tre hapësh kapi distancën 14.95. Leandro Çardaku, konkurues në garën e 100 metrave, arriti kohën 11.02, ndërkohë që Muhamet Çangeli në kërcim së gjati, arriti rezultatin 7.19 m.

(Video) Më poshtë mund të ndiqni prononcimin në Video, dhënë për Veriu Sport, nga ana e trajnerit të Vllaznisë, Bruno Rrotani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img