Ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia luajnë këtë fundjavë ndeshjet e javës së gjashtë të Kapionatit Kombëtar të moshave. 19 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi do të presin në stadiumin “Reshit Rusi” Teutën e Durrësit, kur kanë lënë pas një ndeshje në transfertë me Laçin e shoqëruar me jo pak probleme, gjë të cilën e shpreh në prononcimin e tij, trajneri Edmond Doçi.
Megjithatë, duhet thënë se në këtë fillim kampionati, edhe pse niveli i lojës ka qënë cilësor, rezultatet e Vllaznisë U-19 kanë patur oshilacione.
Në përballjen e së dieles ndaj Teutës së Durrësit, tekniku Doçi premton vetem fitore.
Sezonin e kaluar, trajneri Edmond Doçi ka arritur një supersukses duke fituar dy trofetë e vitit me ekipin U-17, ndërkohë që edhe këtë sezon pritet suksesi i radhës me ekipin e 19-vjeçarëve.
(Video) Intervista me trajnerin Edmond Doçi dhe pamje nga seanca stërvitore e ekipit U19)