Thursday, April 25, 2024

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

Lexo

 

Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në nderim të ish handballistit dhe ish presidentit të Vllaznisë, Nikolin Karroca.

Turneu në fjalë është zhvilluar në pallatin e   Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, me pjesëmarrjen e katër ekipeve, Klubin e Handballit Vllaznia, Shoqatën Sportive Universiteti “Luigj Gurakuqi”, si dhe dy ekipet nga Kosova,Vjosa dhe Drita.

Në dy ndeshjet eleminatore , Vllaznia mundi Universitetin “Luigj Gurakuqi 16-10, ndërkohë që përballja mes dy ekipeve kosovare, KH Vjosa-KH Drita, përfundoi me fitoren e   ekipit Drita, Gjilan me rezultatin 22-24. Në vijim, për vendin e 3-të, KH Vjosa mundi Shoqatën Sportive Universiteti “Luigj Gurakuqi 16-14, ndërkohë që sfida finale KH Vllaznia-KH Drita,Gjilan, që përcaktoi ekipin fitues të trofeut u zhvillua me një luftë të fortë sportive ku në përfundim fitues doli ekipi nga Kosova, Drita e Gjilanit me rezultatin e ngushtë 18-16.

Me shumë interes është ndjekur edhe ndeshja në mes dy ekipeve të veteranëve të handballit Vllaznia dhe Ferizaj të Kosovës, ku fitues doli skuadra mike nga Kosova me rezultatin 12 me 15. Lojtari  më i mirë i aktivitetit u shpall Alban Haziri i Dritës, ndërsa portieri më i mirë Jorni Egerci i Vllaznisë. Pjesë e turneut ishin edhe shpërndarja e Çertifikatave “Mirënjohje” për kontributin e dhënë në sportin e handallit: Ismet Jupa, Ali Matlija, Maksim Kristo, si dhe kapitenit të ekipit Vllaznia dhe  lojtar i përfaqësueses, Xhulio Dushi me rastin e largimit nga handballi.

Një falenderim i veçantë i shkon në drejtim të familjes “Karroca” për mbështetjen e aktivitetit, si dhe dyshes së arbitrave, Mustafë Bislimi e Fisnik Jashari.                                                                                                                                                           Falenderim edhe për “Benji” ,”Scutari Distribution”e Restaurant “Bexhisteni” e “Hotel Argenti”.

(Video) Pamje nga Turneu Memorial i Handballit “Nikolin Karroca”-Shkodër 28 maj 2023.

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img