Rezultatet pozitive për atletin e talentuar shkodran Franko Burraj vazhdojnë të pasojnë njëri tjetrin. Pas medaljes së bronxtë fituar në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura të zhvilluar në Turqi, ka ardhur edhe prezantimi dinjitoz në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura i zhvilluar në Skoci.
I shoqëruar në këtë botëror nga trajneri i tij Bruno Rrotani, konkurimi në garën e 400 metrave ishte ndër më të miret e atletikës shqiptare, pasi për herë të parë një atlet shqiptar mashkull arrin të kualifikohet në turin gjysëmfinal të botërorit duke regjistruar kohën 46 sekonda dhe 86 të qindta, vetëm 3 të qindtat larg rekordit kombëtar që mbahet po prej tij.
Pas kthimit nga Skocia, Burraj i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për një intervistë në Veriu Sport, gjatë së cilës flet, jo vetëm për emocionet e provuara në botëror, por edhe për objektivat që ai dhe trajneri i tij Bruno Rrotani kanë për garat e tjera ndërkombëtare, si Kampionati Ballkanik, Europian, etj
(Video) Intervisten e plotë në video me atletin e Vllaznisë dhe të kombëtares së Shqipërisë Franko Burraj, fmund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.