Thursday, May 9, 2024

Arte Marciale-MMA/19 vjeçari Kledi Disha, kampion Bote, mund anglezin Brogran Ehite

Lexo

Ndeshja me pesë raunde i dha fitoren Dishës ndaj anglezit Brogan Ëhite

Kledi Disha është shpallur Kampion Bote në MMA, kjo në peshat e lehta. 19-vjeçari ka fituar ndaj anglezit Brogan Uajt në një ndeshje me pesë raunde, ndërsa ka dhënë maksimumin e tij në një duel shumë të luftuar. I mbështjellur me flamurin kuqezi, ai ka festuar me të gjithë shqiptarët në Britaninë e Madhe. Ja dhe emocionet e tij

“Ndeshja ka qenë për titullin e Botës në peshat e lehta. Kundërshtarin e kam patur nga Anglia dhe vinte nga një prej palestrave më të mira angleze. Për më tepër renditej në top pesëshen e Botës për këtë peshë. Ndaj jam i lumtur”, tha për RTSH Sport, Kledi Disha

E për Kledin ky titull është stimul dhe motiv për të ecur më tej

“Nuk e kuptoja. Nuk e besoja vetë unë që me të vërtetë e kam fituar këtë titull. Kam patur mbi 100 e ca shqiptarë, të cilët po më shihnin e po më mbështesnin mua. Dhe kur të gjithë ata nisën duke shkundur vendin atëherë mua më ka ardhur një kënaqësi aq e madhe sa me veten time po mendoja se mezi po pres që të shkoj nëpër stërvitje e gara më të mëdha për të marrë tituj më të rëndësishëm. Sepse dua t’i tregoj Botës dhe të gjithëve që unë jam i lindur për këtë sport”, ka përfunduar Disha.

Kampioni i Botës ka lindur në Novosej të Kukësit, ndërsa ka emigruar së bashku me familjen në Britaninë e Madhe. Rrugëtimin në MMA e ka nisur prej vitesh e tanimë ka nisur t’i ketë radhazi trofetë duke përfshirë këtu dhe Kampion i Anglisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img