KFF Vllaznia-FC Kolos Kovalivka 2-0(Shënuese: Doçi ‘14, Solomakha ‘45 (aut))
Formacioni i Vllaznisë: Recalde (GK), Rojas, Bajraktari, Vuksani, Myvett, Strkalj, Deda, Montenegro, Berisha, Doçi (C), Borci. Trajner: Nikolin Leka
Vllaznia e vajzave fitoi 2-0 ndaj FC Kolos Kovalivka, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Ëomen’s Europa Cup. Shkodranet dominuan takimin dhe hodhën një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër. Goli i Megi Doçit dhe autogoli i Solomakhas vendosën rezultatin përfundimtar.
Trajneri Nikolin Leka e nisi ndeshjen me këtë formacion: Recalde (GK), Rojas, Bajraktari, Vuksani, Myvett, Strkalj, Deda, Montenegro, Berisha, Doçi (C), Borci.
Vllaznia zhbllokoi takimin në minutën e 14-të me golin e Megi Doçit, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi rezultatin falë autogolit të Solomakhas.
Në pjesën e dytë, Vllaznia krijoi disa raste të tjera, por nuk arriti të shënonte sërish, duke administruar rezultatin deri në fund.
Ndeshja e kthimit Kolos Kovalivka – Vllaznia do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
(Video) Pamje nga ndeshja ndërkombëtare e futbollit femra, Vllaznia-FC Kolos Kovalivka(Ukrainë) e vlefshme për UEFA Women’s Europa Cup.