Ndarja nga jeta në moshën 77 vjeçare të ish kampionit të mundjes klasike, Gegë Gjoni, ka prekur thellë komunitetin e mundjes shkodrane dhe asaj kombëtare, pasi Gega, përpos Vllaznisë ku u shpall kampion, ka kontribuar edhe për Partizanin dhe kombëtaren e Shqipërisë. Ndaj, një përfaqësi e veteranëve të sportit të mundjes, kolegët më të afërt të Gegë Gjonit në tapetin e mundjes dhe jetën e përditshme, ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të përcjelljes për në banesën e fundit të kolegut të tyre.
Xhelil Cibaku, Sekretar i Shoqatës Kombëtare të Mundjes, si dhe veteranët e sportit të mundjes, Eljaz Guri, Paulin Sterkaj, Besim Pirani dhe Tonin Dema, duke folur në Veriu Sport, vlerësuan figurën e njohur të ish kolegut të tyre, Gegë Gjoni.
Intervistoi: Gaspër MARKU