Monday, April 29, 2024

Probleme për Dinamon para sfidës me Egnatian

Lexo

“Alarm” për Dinamon dhe trajnerin Bledi Shkëmbin. Blutë e kryeqytetit do të luajnë ditën e sotme ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës, ndërsa nuk do të kenë gati asnjë qendërmbrojtës.

Imami vuan nga një virozë shëndetësore, ndërsa Sofranac ka pasur ditën e djeshme temperaturë dhe sot nuk do të jetë në fushë ndaj Egnatias. Një “goditje” e rëndë për Shkëmbin që duhet të improvizojë nga e para qendrën e mbrojtjes.

Demiri ishte projektuar si zëvendësuesi i Imamit, kurse tani në mbrojtje do të luajë edhe Sidibe që do të marrë vendin e Sofranac.  Nga minuta e parë do të rikthehet edhe Chinedu, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë njësoj si në ndeshjet e kaluara.

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sidibe, Demiri, Samake, Siljanovski, Lilaj, Bardhi, Ibraimi, Denisson, Chinedu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img