Thursday, April 25, 2024

(Video) Veterani i sportit, Edmond Zejnumi, flet pas marrjes së postit, President i Vllaznisë në Pingpong

Lexo

Edmond Zejnuni është Presidenti i ri i pingpongut shkodran. Ka qënë Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Pingpongut Vllaznia, e cila pas dorëheqjes së ish presidentit, Dritan Kruja, ka marrë në shqyrtim kandidaturën e re të propozuar me emrin e Edmond Zejnunit, e cila me vota unanime është miratuar të marrë postin e Presidentit të Vllaznisë në pingpong.

Presidenti i sapozgjedhur i pingpongut shkodran, Edmond Zejnuni, vjen nga fusha e sportit, ku më herët ka pasur një karrierë të pasur sportive në fushën e futbollit si portjer i Vllaznisë dhe i kombëtares të rinjëve, dhe sidomos në handboll, kampion dhe trajner me Vllazninë.

Aktivitetin e tij me sportin, Zejnuni e ka vijuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton prej vitesh me familjen e tij, atje ku drejton Akademinë e Futbollit të moshave në Michigan, prej nga edhe kanë dalë emra cilësorë që sot luajnë me ekipet kombëtare shqiptare.

Me ardhjen në krye të Shoqatës së Pingongut Vllaznia të presidentit Zejnuni, për pingpongun shkodran pritet të vijnë ditë të mira, pasi shoqata ka gati projektet e reja, të cilat janë në program të vihen në zbatim me fillimin e vitit të ri 2022 dhe në vazhdim.

Veriu Sport, pati kënaqësinë që pasi më herët intervistoi sekretarin e Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, të realizoj edhe një intervistë me veteranin e sportit, Edmond Zejnuni, tashmë në cilësinë e Presidentit të Vllaznisë në Pingpong, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.(Video)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img