Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia-Dinamo, 1-1. Debutim titullari për 19 vjeçarin Flori Spahija në qëndër të mbrotjes

Lexo

Vllaznia-Dinamo  1-1

Shënues: A. Hoxhaj 40’ / Denisson 55’

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Jonuzi, A. Hoxhaj, Latifi, Kaina. Trajner: Mirel Josa(U aktivizuan në pjesën e dytë: Kruja, Vulaj, Heriç)

Dinamo: Dani, Fetaj, Dikson, Imami, Allmuça, Daja, Lilaj, Ymeri, Danaj, Denison, T. Marku.
Trajner:
 Nevil Dede

 

Në barazim 1 me 1 është mbyllur miqësorja në mes Vllaznisë dhe Dinamos, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Të dyja skuadrat janë të instaluara prej disa ditësh në qytetin e freskët të Pogradecit duke zhvilluar fazën themelore përgatitore në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv.

Ndonëse në pozita krejt të ndryshme, kuqeblutë si fitues të Kupës së Shqipërisë dhe konkurues në turin e dytë të Conferencë League dhe Dinamo me një sezon të harruar në Superiore, e rënë nga kategoria Superiore, dy emrat në fjalë përbëjnë një histori më vete në futbollin shqiptar.

E veçanta e kësaj ndeshje kishte të bënte se në krye të dy skuadrave drejtonin dy ish futbollistë të kryeqytetit shqiptar, dy ish futbollistë bardheblu të Tiranës, Mirel Josa te Vllaznia dhe Nevil Dede te Dinamo, i cili në portë kishte një shkodran si Dani dhe në mbrojtje Eni Imamin, pjesë e Vllaznisë dy sezone më parë.

E gjithë ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1-1, me dy gola gola të shënuar nga një për pjesë loje. Vllanzia ka kaluar e para në avantazh me anë të vlonjatit Ardit Hoxhaj pesë minuta nga mbyllja e pjesës së parë.

Pas pushimit mes dy pjesëve, blutë dinamovitë kthehen në fushën e lojës më të vendosur duke kërkuar që në fillim golin e barazimit, të cilin e gjejnë në minutën e 55-të të ndihmuar edhe nga qëndërmbrojtësi Dajan Shehi, i cili shkakton penallti, të cilën e shndërron në gol,  Denisson.

Edhe pse ka këmbëngulje nga të dyja skuadrat për të gjetur një gol tjetër fitorejev, minutat e mbetura nuk sjellin asgjë të re duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e barabartë, 1-1.

Një barazim, që në një farë mënyre për opinionin sportiv shkodran nuk ngroh, aq më tepër kur përballë kishin një skuadër të kategorisë së parë. Megjithatë, miqësoret, në të shumtën e rasteve i japin mundësi trajnerëve të bëjnë testet e tyre, për skuadrën në tërësi, por edhe për individë të posaçshëm.

Dhe, në këtë këndvështrim, ajo që spikati më shumë në këtë ndeshje ishte besimi që iu dha 19 vjeçarit, Flori Spahija duke u aktivizuar titullar që nga minuta e parë. Një futbollist ky me parametra optimal që luan edhe me kombëtaren e moshave dhe që për Josën po shikohet si alternative për qëndrën e mbrojtes.

Një tjetër e re në këtë ndeshje, ishte edhe aktivizimi nga minuta e parë i kosovarit, Liridon Latifi, i cili si rezultat i prekjes me Covid-19 ka shumë javë që është larg skuadrës. Aktivizim ky që shton shanset që Latifi të jetë gati për startin e kampionatit me datë 20 gusht, kur në javën e parë, Vllaznia luan në transfertë me Erzenin.

(Video: Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia-Dinamo e luajtur në Pogradec, rezultati 1-1)

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img