Pas fluturimit nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm nga Aeroporti “Nënë Tereza” , ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka mbërritur pak minuta më parë në Londër.
Siç shikohet edhe videon që shoqëron shkrimin, në momentin e mbërritjes në aeroportin “Luton bl”, delegacioni sportiv shkodran është pritur nga një grup bashkëqytetarësh shkodranë që jetojnë prej vitesh në Angli, mes të cilëve edhe Enkeleid Omi dhe Nero Dobraçiani, siç njihet nga tifozët në rrjetet sociale(Nderim Grabolli ewmri i vertetë), njëherazi edhe një miq dhe bashkëpunëtorë të KFF Vllaznia, të cilët ndër të tjera janë marrë edhe me organizimin e komunitetit shqiptar që jeton në Angli për të mbështetur futbollistet shkodrane në sfidën që ato do të kenë mbrëmjen e nesërmi ndaj Çelësit.
Pas akomodimit në hotel, në progranin e skuadrës kuqeblu është zhvillimi i seancës stërvitore në stadiumin “Kingsmeadow”, e fundit përpara ndeshjes zyrtare Çelsi-Vllaznia që do të luhet po në këtë stadium duke nisur nga ora 20:00 me orën lokale të Anglisë dhe 21:00 me orën e Shqipërisë.
Ndërkohë, përpara fillimit të seancës stërvitore të sotme, në programin e miratuar nga UEFA është organizimi i konferencës për shtyp, ku përpara gazetarëve të pranishëm do të dalin përfaqësuesit e KFF Vllaznia.
(Video) Momenti i mbërritjes së ekipit të Vllaznisë, futboll femra në aeroportin “Luton bl”-Londër.