Thursday, May 9, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, niset drejt Londrës, nesër përballja me Çelsin për sfidën e dytë Europiane në Grupet e Ligës së Kampioneve të Europës

Lexo

Vllaznia e Shkodrës, në cilësinë e skuadrës kampione të Shqipërisë në futboll femra do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kompeticionin shumë të rëndësishëm, Liga e Kampioneve të Europës.

Pas sfidës së parë të luajtur në “Loro Boriçi” me Real Madrid, ndeshjen e fituar nga skuadra mike me rezultatin 0-2, ballafaqimi i dytë europian në grupe do të jetë me Çelsin në transfertë.

Në pritje të kësaj përballje shumë të rëndësishme dhe ndaj një kundërshtari të fortë, trajneri Nikolin Leka ka mbyllur pasditen e djeshme përgatitjet në Shkodër me seancën e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërkohë që futbollistet kuqeblu dhe i gjithë delegacioni sportiv shkodran ka fluturuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit drerjt Lodrës.

Nga sa bëhet e ditur, mbrëmjen e sotme, deri ditën e ndeshjes së nesëërme, skuadra kuqeblu do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore, këtë radhë në stadiumin “Kingsmeadoë”, aty ku do të luhet ndeshja, Çelsi-Vllaznia në orën 20:00 me orën lokale të Anglisë dhe 21:00 me orën e Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img