Thursday, September 19, 2024

(Video) Vllaznia e futbollit femra zhvillon stërvitjen e fundit në Gjeorgji. Nesër, ndeshja zyrtare me WFC Lanchkhuti-Vllaznia, ora 16:00. UEFA Women’s Champions League. Trajneri Leka: Jemi gati, objektivi vetëm fitore!

Lexo

Vllaznia e futbollit femra prej dy ditësh gjendet në Gjeorgji, pasi të mërkurën duke filluar nga ora 16:00 luan ndeshjen e parë të grupit 2 eleminator të “UEFA Women’s Champions League”.

Në pritje të këtij takimi shumë të rëndësishëm, trajneri Nuikolin Leka ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore anti- WFC Lanchkhuti, skuadra kampione e Gjeorgjisë.

Në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, trajneri kuqeblu Nikolin Leka, u shpreh i kënaqur për gjendjen optimal që disponon skuadra e tij, jo vetëm në aspektin fizik si dhe tekniko-taktik, por edhe psikologjik, duke patur shumë besim në fitore dhe kualifikimin në finalen e grupit 2.

“Gjendja e ekipit është e mirë. Nuk kemi mungesa, ekipi është i plotë. Normalisht që ndeshja është e vështirë, sepse luajme me ekipin vendas, kampion i Gjeorgjisë. Por ekipi ynë futet në fushë për fitore. Sa i përket formacionit, atë do e publikojmë pak minuta para ndeshjes.”, u shpreh, strategu i sukseseve të Vllaznisë në futboll femra.

Edhe pse nuk është zyrtare, bazuar në njëmbëdhjetëshin e aktivizuar në dy ndeshjet e fundit miqësore, me Buduçnostin e Podgoricës dhe Mitrovicën e Kosovës, pritet që Vllaznia ta nis ndeshjen me këto futbolliste: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard, Curri, Franja, Berisha, Preosley, Doçi, Borçi, Jones.

Krahas ndeshjes, WFC Lanchkhuti-Vllaznia, të mërkurën luhet edhe takimi tjetër i grupit 2, St. Polten (Austri)- Neftçi (Azerbajxhan), ku më pas, fitueset e këtyre dy ndeshjeve, do të përballen në finale.

(Video) Vllaznia futbollit femra, zhvillon stërvitjen e fundit në Gjeorgji. Neser, ndeshja zyrtare me WFC Lanchkhuti. UEFA Women’s Champions League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img