Thursday, July 31, 2025

(Video) “Vllaznia Elite Milano”, skuadra që po rritet në futbollin Italian. Presidenti Benard Gjekaj: Së shpejti, një miqësore luksi me Vllazninë e Shkodrës në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia e Shkodrës-Vllaznia Elite Milano, dy Vllazni që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri dhe Itali, kanë nisur bashkëpunimin mes tyre, madje shumë shpejt pritet të organizohet një ndeshje miqësore mes tyre.

Më herët, në Veriu Sport, kemi folur për formimin e Vllaznisë Elite me qëndër në Milano, ku iniciator është një shkodran i mirënjohur si Benard Gjekaj, që si ish futbollist i Vllazninë, pasionin për futbollin po e ushtron edhe në Itali, atje ku krahas aktivitetit privat është në krye të skuadrës me emirn simbolik Vllaznia Elite, jo vetëm si president, por duke qënë edhe në fushën e lojës.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Gjekaj, bën të ditur se skuadra në fjalë është pritur mjaft mirë, jo vetëm nga komuniteti shqiptar, dhe sidomos ai shkodran dhe verior, por edhe nga vetë italianët, të cilët me emrin e Vllaznisë identifikojnë traditën e futbollit shqiptar.

Për momentin, Vllaznia Elitë është pjesë e Kampionatit të Futbollit Amator në kategorinë e të luajturit nga tetë futbollistë, ku është kryesuese e grupit të saj, por në objektivin e drejtuesve është përfshirja sezonin e ardhshëm në futbollin e madh me nga 11-të futbollistë në fushë, procedurat e së cilës duket se është në rrugë të mbarë.

Në vijim të prononcimit të tij, presidenti Gjekaj, bën të ditur se janë në bisedime me presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për një bashkëpunim mes dy Vllaznive, ndërkohë që hapi i parë pritet të jetë me një miqësoren mes këtyre dy skuadrave, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Si një njohës i mirë i futbollit, dhe në të njëjtën kohë edhe i dyshes Martini-Sinani që janë vënë në krye të stafit teknik, i pari si trajner dhe i dyti si drejtor sportive, presidenti i Vllaznia Elite në Milano, flet edhe për kampionatin shqiptar, duke uruar dhe shpresuar se titulli kampion për kuqeblutë do të mbërrijë sezonin e ri sportiv në Shkodër.

(Video) Prononcimin e plotë të Presidenti të Vllaznia Elite-Milano, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img