(Video) Vllaznia fiton titullin e 11-të kampion, shkodranet “shkatërrojnë” Apoloninë, e mundin në finale 4 me 0

Vllaznia në futboll për femra, siguroi fitimin e titullit kampion, për herë të 11-të në histori.

Shkodranet nuk kanë rivalë në Shqipëri dhe këtë e konfirmuan në finale me Apoloninë, aty ku triumfuan me shifrat e thella 4-0.

Kapitenia Ezmeralda Franja me dopietë, një në pjesën e pasrë dhe një në të dytën, Fortesa  Berisha dhe Ramadani, vendosën fitoren 4-0 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Një sukses ky i jashtëzakonshëm i skuadrës kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe kolegu i saj Fabiol Rexhepi, natyrisht duke pasur mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të presidentit të KF Vllaznia, Lazër Matija, është dominuese absolute në futbollin shqiptar, aty ku nuk njohin ende asnjë humbje në fushë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu