Saturday, July 27, 2024

(Video) Mbyllen ndeshjet e Play off të Kategorisë së Dytë, triumfojnë Luftëtari dhe Iliria

Lexo

 

Në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh u zhvillua një nga ndeshjet më të rëndësishme të Fazës së Play off të Kategorisë së Dytë midis KF Luftëtari dhe KF Shkumbini. Kjo ndeshje u dominua plotësisht nga gjirokastritët të cilët fituan me rezultatin e pastër 3-0 me tripletën e Mërkurit, një prej më të mirëve në fushë i cili shënoi në minutat 11′, 66′ dhe 86′.

Ndërkohë në stadiumin “Niko Dovana” u përballën mes tyre Iliria e Fushë Krujës dhe Sopoti i Librazhdit ku fitues në fund ishte Iliria me golat e shënuar në 48′ , Olatunbosun, 54′ Kallaku, 66′ Xeka, 81′, 82′ Gjinaj  dhe për Splopotin goli i vetëm u shënua në 23′ nga Rreshka.

Në mbyllje të Kampionatit të Kategorisë së Dytë, Luftëtari u rendit i dyti pas kampionëve, Pogradecit në Grupin B, ndërsa ekipi i Ilirisë  nga Fushë-Kruja u rendit i treti me 41 pikë të grumbulluara në Grupin A, kurse  Sopoti i Librazhdit u pozicionua 2 vende më poshtë, në të pestin me një diferencë prej 10 pikësh nga kundërshtarët me të cilit u përball sot.

(Video) Pamje nga ndeshja Play Off kategoria e dytë, Luftëtari-Shkumbi, 3-0. Play Off, kategoria e dytë.

Fatmir Popja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img