(Video) Vllaznia, gati për Dinamon. Tekniku Osmani projekton formacionin e parë. Superiore, java 25-të, sot, ora 17:00 në “Niko Dovana”

Kuqeblutë e Vllaznisë, janë gati poër sfidën e orës 17:00, atë Dinamo-Vllanzia, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00. Në pritje të kësaj përballje, skuadra shkodra ka udhëtur që pasditen e djeshme drejt qytetit të Durrësit, ku edhe kaluar natën, ndërkohë paraditen e sotme, gjatë një minianalize që tekniku Qatip Osmani ka bërë me skuadrën, ka projektuar emrat që pritet ta nisin nga minuta e parë.

Me rikthimin e dyshes, Hakaj-Boshnjaku, formacioni i parë ka marrë formën e duhur duke qënë disi më ndryshe nga ndeshja e kaluar e Kupës së Shqipërisë, Erzeni-Vllaznia. gjë që duket se e ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin Osmani.

Qarri në portë, Smajli, Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj në prapavijë. Krymi, Boshnjakun, Alivoda në mesfushë dhe treshja, Mala, Gruda dhe Balaj në sulm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu