Abissnet Superiore-Sot dy duelet e fundit të javës së 25-të, Dinamo-Vllaznia dhe Tirana-Laçi

E filluar të dielën me tre ndeshjet e para, ku Kukësi u mposht në shtëpi me përmbysje nga Erzeni, 1-2, Egnatia barazoi po në shtëpiu me Teutën 0-0, dhe Skënderbeu mundi në Korçë Partizanin me rezultatin 1 me 0, java e 25-të e Kategorisë Superiore vijon sot me dy duelet e fundit: Dinamo-Vllaznia dhe Tirana-Laçi, ndeshje këto të cilat nisin në të njëtin orar, 17:00.

Java e 25-të, rezultatet

Të dielën

EGNATIA 0-0 TEUTA

KUKËSI 1-2 ERZENI

SKËNDERBEU 1-0 PARTIZANI

Sot

DINAMO – VLLAZNIA 17:00

TIRANA – LAÇI 17:00

Në pritje të dy ndeshjeve të fundit, tabelën e klasifikimit e kryeson Egnatia me 49 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Vllaz.ia me nga 40, Dinamo 35, Tirana dhe Skënderbeu nga 34, Laçi 29, Erzeni 26, Teuta 25, Kukësi 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu