Thursday, September 19, 2024

(Video) Vllaznia mbërrin në stadiumin “Ramaz Shendelia” të Gjeorgjisë. Pas pak, ora 16:00, përballja me skuadrën vendase WFC Lanchkhuti-Vllaznia. Njihuni me formacionin kuqeblu dhe linkun që transmeton direkt ndeshjen

Lexo

 

Vllaznia e futbollit të femrave është gati për sfidën e parë të “UEFA Women’s Champions League”, ku në orën 16:00 do të ndeshet me ekipin kampion të Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti. Pak minuta më parë, ekipi kuqeblu k mbërritur në stadiumin “Ramaz Shengelia” Kutaisi të Gjeorgjisë ku do të luhet ndeshja në fjalë.

Ndërkohë, trajneri Nikolin Leka ka dorëzuar protokollin e ndeshjes duke zyrtarizuar emrat e formacionit të parë të ekipit kuqeblu. Ato janë: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard.Curraj, Franja, Pressley, Doçi, Jones, Borçi, Ahamadi.

Ndeshja në fjalë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi skuadra që fiton kualifikohet ne finale e grupit 2.

Një njoftim i rëndësishëm edhe për tifozërinë shkodrane dhe më gjërë ka të bëjë me transmetimin e ndeshjes, ku atom und ta ndjekin këtë sfidë direkt në linkun e mëposhtëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img