Vllaznia e futbollit të femrave është gati për sfidën e parë të “UEFA Women’s Champions League”, ku në orën 16:00 do të ndeshet me ekipin kampion të Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti. Pak minuta më parë, ekipi kuqeblu k mbërritur në stadiumin “Ramaz Shengelia” Kutaisi të Gjeorgjisë ku do të luhet ndeshja në fjalë.
Ndërkohë, trajneri Nikolin Leka ka dorëzuar protokollin e ndeshjes duke zyrtarizuar emrat e formacionit të parë të ekipit kuqeblu. Ato janë: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard.Curraj, Franja, Pressley, Doçi, Jones, Borçi, Ahamadi.
Ndeshja në fjalë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi skuadra që fiton kualifikohet ne finale e grupit 2.
Një njoftim i rëndësishëm edhe për tifozërinë shkodrane dhe më gjërë ka të bëjë me transmetimin e ndeshjes, ku atom und ta ndjekin këtë sfidë direkt në linkun e mëposhtëm.