Saturday, May 18, 2024

(Video) Vllaznia, nesër mysafire në Kukës. Trajneri kuqeblu, Migen Memelli kërkon fitore. Ka përmirësime në infermieri, por mungon sërishmi Hakaj

Lexo

Java e dhjetë e kategorisë Abissnet Superiore e përballë Vllazninë me Kukësin, transferta e katërt radhazi për skuadrën kuqeblu, e cila në tre ndeshjet e mëparshme ka marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. Në konferencën e shtypit dhënë një ditë përpara ndeshjes, trajneri kuqeblu Migen Memelli, e nisi aty ku e la në konferencën e pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, për fatkeqësinë në familjen e kolegut Alban Hasani, duke përcjellë ngushëllimet e rastit për humbjen e papritur të vajzës së tyre 17 vjeçare, Vesa.

Më pas, Memelli është futur në atmosferen e pragndeshjes, Kukësi-Vllaznia, takim që luhet nesër në “Kukës Arena” duke nisur nga ora 14:00. Pozitive për kampin kuqeblu janë rikuperimet e portjerit Qarri si dhe sulmuesit Gomesh, por një gjë e tillë nuk është e mundur për Hakajn.

“Duhet të tentojmë të bëjmë më mirë në këtë fazë të dytë sepse tashmë edhe i njohim kundërshtarët dhe njëkohësisht shpresojmë qe të kompletohemi me të gjithë lojtarët sepse kjo do të ishte një plus i madh për ne. Edhe nesër do të kemi disa mungesa si ato të Hakajt, Boshnjakut, Bruno Gomez apo dhe të tjerë, megjithatë pres të marrim maksimumin nga ata qe do të luajnë. Disa po aktivizohen në pozicionet jo të duhura dhe unë kam qenë vetë lojtar dhe e di sa e vështirë është, por po mundohemi të bëjmë më të mirën për ta kaluar këtë situatë.+, tha fillimisht Memelli.

Duke folur për të rinjtë, Memelli tha se stafi po i shikon me kujdes dhe po i trajnon me kujdes. “ Nuk është e lehtë adaptimi në skuadër. I duhet kohë që të adaptohen me pjesën tjetër të grupit. Unë mendoj se kjo gjë duhet të jetë graduale dhe pse minutat do t’i kenë. Do të jetë një kampionat i gjatë edhe besoj se do t’i promovojmë, por duhet pasur kujdes, sepse në momentin e parë që i japim më shumë sesa duhet, besoj do të gabojnë dhe do të humbasin edhe ritmin edhe besimin. Besimi duhet të vijë gradualisht, minutat duhet të vijnë gradualisht. Edhe pse kanë cilësinë si lojtarë në pjesën individuale të tyre, por besoj se procesi gradual është ajo që duhet të vijë me lojtarët.”, u shpreh Memelli.

Në vijim Memelli, bëri një analizë të përgjithshme të fazës së parë që lamë pas. “Njohja me nëntë skuadrat e tjera është më e mirë tani, duke pasur parasysh edhe përplasjet dirkete që kemi pasur. Mendoj që të ecim me një marsh më tepër tani, për faktin që dhe njohuritë e kundërshtarit janë më të mira. Besoj edhe unë jam koshient që është një kampionat i vështirë dhe nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kemi pasur tre ndeshje jashtë, nesër është e katërta. Unë kam thënë që faktori fushë po fillon të bie. Po bëhet njësoj si në të gjitha ligat e tjera të botës. Besoj se adaptimi i skuadrës ka qenë i mirë te kjo pjesë. Por që padiskutim rikthimi në fushën tonë është një plus i madh sepse na mbron neve si staf, lojtarët, tifozët do ta kenë skuadrën para syve të tyre. Ajo çka dua në këtë moment është që të jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Duke u plotësuar grupi javë pas jave dhe duke fituar pikë të plota si ndeshja në Korçë, skuadra ka treguar grimtë, personalitet. Duke e parë në këtë këndvështrim, lojtarët japin maksimumin e tyre, vuajnë që të marrin pikët e plota. Besoj rritet edhe besimi, edhe mentaliteti në skuadër. Mos harrojmë që mentaliteti rritet gjithmonë kur fitohen ndeshjet. Duke ardhur javët, edhe pse unë mendoj që do të bëjmë maksimumin e mundshëm në raport me të gjitha komponentët e lojës për të qenë në katërshen e parë.”, u shpreh Memelli.

Në mbyllje, i pyetur nëse, Vllaznia do të ishte e kënaqur me një barazim në trans fertën e Kukësit, Memelli përgjigjet:”Ne nuk hymë në fushën e lojës për barazim. Gjithmonë hymë për të fituar. Edhe kundërshtarët hynë në fushë për të fituar. Objektivi i parë është që të marrim maksimumin nga ndeshja, që janë tre pikët, por që do të shikojmë procesin në fushën e lojës dhe të gjithë komponentët që thash që të marrim maksimumin nga kjo ndeshja e nesërme”, u shpreh Memelli.”

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, flet në pragndeshjen, Kukësi-Vllaznia. Java e dhjetë e Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img