Monday, November 25, 2024

(Video) Vllaznia-Prishtina, të shtunën, ora 20.30, në “Qazim Dervishi” për SuperKupën Mbarëkombëtare të basketbollit. Trajneri kuqeblu Milatoviç vlerëson kundërshtarin, por beson tek skuadra e tij

Lexo

Qyteti i Shkodrës pret këtë fundjavë SuperKupën Mbarëkombëtare të basketbollit për meshkuj, edicioni ky i parë për këtë kompetecion, organizim ky mes dy federative të basketbollit, Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas kalendarit të programuar nga organizatorët, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të luhen dy ndeshje. Të shtunën, më 16 Tetor, duke filluar nga ora 20.30 do të luhet gjysmëfinalja e parë, Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës. Në të njëjtën ditë, pasditen e së shtunës, do të luhet në Durrës, gjysëmfinalja tjetër, Teuta, kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë do të ndeshet me Golden Eagle Ylli, skuadra kampione e Ligës Unike, si dhe kampione e Kosovës. Ndërkohë, fitueset e dy gjysëmfinaleve, do të ndeshen mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, një finale që është planifikuar të luhet në orën 19.00.

Në prag të përballjes me Prishtinën, Vllaznia, ka zhvilluar seancën e fundit steritore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në prononcimin e tij, trajneri i kuqebluve, malazezi Nikola Milatoviç, u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës së tij, e cila vjen pas fitores së javës së parë në kampionat ndaj Tiranës në transfertë, që ka reritur jo pak moralin e skuadrës.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Prishtina është një ekip shumë i fortë dhe i stërvitur mirë. Gjithsesi ne jemi Vllaznia dhe kemi të njëjtën ambicie për të fituar.”, tha malazezi i pankinës kuqeblu, i cili më pas komentoi fitoren e javës së parë në kampionat me bardheblutë, duke u shprehur:“E kishim të nevojshme fitoren me Tiranën, por nuk jam i kënaqur me performancën e ekipit dhe ajo fitore nuk na garanton një tjetër fitore me Prishtinën.”

Milatoviç vjen në Shkodër pas një përvoje pozirive në disa skuadra të Superligës shqiptare ku edhe shpallur kampion, gjë që e synon edhe me Vllazninë.

“Në çdo kampionat që kam qenë kam synuar titullin kampion dhe që në fillim që kam ardhur këtu kam thënë që Vllaznia do të fitojë çdo trofe. Ky sezon do të jetë vërtetë i fortë dhe e di që Shkodra ka tifozë shumë të zjarrtë dhe do të na ndihmojnë shumë për të realizuar objektivin e titullit kampion.”, tha tekniku kuqeblu.

Në mbyllje, malazezi i pankinës kuqeblu, Nikola Milatoviç, foli edhe për ambicjet e skuadrës që drejton për SuperKupën Mbarëkombëtare, por edhe për orarin e vonë dhe jo të zakontmë, atë 20.30 që është programuar të ndeshja, Vllaznia-Prishtina.

“Ambicia jonë është por është një punë shumë e vështirë sepse ekipet kosovare kanë avantazhin e zhvillimit të shumë ndeshjeve miqësore që ne na kanë munguar.

Është një orar shumë i pazakontë. Nuk e di pse Federata vendos këto orare për ndeshjet. Po sido i lutem tifozëve të vinë të na përkrahin sepse kemi shumë nevojë për to.”, përfundoi Milatoviç.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Nikola Milatoviç, dhe Vllaznia, në seancën e fundit stervitore, anti-Prishtina për SupërKupën Mbarëkombëtare

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img