Thursday, April 18, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë/ Luhen sot katër ndeshjet e Grupit A. Murlani pret Gramshin, Ada mysafire në Tiranë përballë Internacional

Lexo

Pas ndërprerjes dy javore për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, këtë fundjavë rikthehen asktivitetet futbollistike të të gjitha kategorive të futbollit shqiptar. Kategoria e dytë do të luajë sot katër ndeshje që i përkasin Grupit A, mes tyre edhe dy skuadrat shkodrane, Ada dhe Murlani.

KF Murlani i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa, i cili në javën e tretë humbi derbin shkodran me Veleçikun, luan brenda duke pritur në fushën sportive të Barbullushit, ekipin e Gramshit. Ndërkohë, Ada e Velipojës, e cila edhe ajo vjen në këtë javë pas një humbje djegëse të minutës së fundit me Shënkollin luan jashtë. Velipojakët e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani janë mysafirë në kryeqytet për t’u ndeshur me ekipin Internacional.

Po, për Grupin A të kategorisë dytë, Elbasani pret në fushën e tij Orikun, ndërsa Iliria përballet në fushën e saj me Luzin 2008.

Ndeshjet në fjalë startojnë që të gjithë në ortën 14.00 të ditës së sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img