Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia, vetëm dy ditë pushim, rikthimi më 2 janar, Seanca e parë stërvitore në Shkodër, dhe nisja direkt për në Ulqin për minifazën përgatirore dimërore

Lexo

Me ndeshjen miqësore, Vllaznia-Besëlidhja, ndeshje kjo e fituar nga ekipi lezhjan me rezultatin 1 me 2, kuqeblutë e kanë mbyllur aktivitetin e vitit 2023. Në fakt, rezultati i miqësores, por edhe përformanca jo e mirë e grupit të të rinjëve, nuk e ka kënaqur teknikun Qatip Osmani, por, ajo më e rëndësishmja, tre fitoret e javëve të fundit zyrtare të kategorisë Superiore kanë dhënë ndikimin pozitiv në përfshirjen e kuqebluve në katër ekipet më të mira finaliste.

Ndërkohë, sa i takon pushimeve të fundvitit, ndryshe nga sa u deklarua më herët që Vllaznia rikthehet me datë 3 janar të 2024-tërshit, stafi teknik e ka ndryshuar axhendën.

Një gjë të tillë e deklaroi trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes miqësore me Besëlidhjen duke bërë të ditur se pushim do të ketë vetëm dy ditë, data 31 dhjetor 2023 dhe  1 janar 2024.

Ndërkohë që paraditën e datës 2 janar skuadra do të zhvillojë seancën e parë stërvitore të këtij viti në Shkodër, dhe në orët e pasdites do të niset menjëherë drejt Ulqinit për minifazën përgatitore dimësore.

“Më datë 2 janar rikthemi në stërvitje. Është pauza e shkurtër, mendimi im dhe i shtabit teknik është  që të mos bëjmë shumë pushim, sepse kampionati rifillon shumë shpejt. Kështu që seanca e parë stërvitore e vitit 2024 do të jetë me datë 2 janar këtu në Shkoër, dhe menjëherë pas kësaj seance skuadra do të niset drejt Ulqinit për të zhvilluar minifazën përgatitore”, u shpreh njëshi i pankinës kuqeblu, pas miqësores me Besëlidhjen.

Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndeshjet e kategorisë Superiore nisin herët për vitin e ardhshëm. Kështu, ndeshja e parë e Vllaznisë për vitin 2024 do të jetë me datë 14 janar përballë Kukësit, takim ky i vlefshëm për javën e 19-të të Abissnet Superiore që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 17:00.

(Video) Porononcimi i trajnerit të Vllaznisë Qatip Osmani, pas ndeshjes miqësore, Vllaznia-Besëlidhja, të shtunën në “Loro Boriçi”(1-2)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img